75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 10 Mars 2025 / S Z

Për një javë 22 fëmijë lindën në Spitalin e Pejës, ja sa vajza e sa djem

10 vajza dhe 12 djem kanë lindur  gjatë javës së kaluar në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. Nga 21 lindje sa kanë qenë, një lindje ka qenë binjake !

Gjatë javës së kaluar,  në Spitalin e Përgjithsëm të Pejës janë kryer edhe shumë shërbime tjera. Të dhënat kryesore të punës gjatë javës së kaluar:

2,965 Vizita për pacientë tek Mjekët Specialist;

268 Pranime të reja;

194 Pacientë të shtrirë mesatarisht çdo ditë;

1,715 Pacientë që kanë kryer gjithsej 19,866 analiza;

79 Operacione të suksesshme;

219 Seanca dialize;

500 Rëntgen, 267 Ultratinguj (Eho), 115 CT, 55 Rezonanca Magnetike, 10 Mamografi;

✔️248 Shërbime fiziatrike;

“Stafi ynë punon pa ndalur për të ju ofruar kujdes cilësor 24/7! Faleminderit që na besoni për shëndetin tuaj”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.