11:03 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Për një javë 50 persona vdesin nga alkooli i helmuar

Më shumë se 50 persona kanë vdekur për një javë në Indonezi, nga pasojat e helmimit nga pijet alkoolike të prodhuara ilegalisht.

Viktima ka edhe në kryeqytet, në Jakarta, shkruan Asociated Press.

Për shkak të taksës së lartë të alkoolit në Indonezi, në të cilin jetojnë popullsi me shumicë myslimane, “tregu i zi” po lulëzon në mesin e banorëve të varfër të këtij shteti.