Për një javë policia gjobiti 740 ferizajas, nuk respektuan ligjin anti-Covid

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e saj në Ferizaj, nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor, ua ka shqiptuar 740 gjoba të gjithë atyre që nuk kanë përfillur Ligjin kundër Covidit-19, raporton IndeksOnline.
Inspektimet nga policia bashkë me inspektorët komunalë janë zhvilluar nëpër qendra tregtare, kafene dhe lokacione të tjera më të frekuentuara nga qytetarët.
“Këto masa janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona, të cilët nuk i kanë përfillur ato edhe nga zyrtarët policorë që gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj atyre që nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si edhe janë dhënë 223 vërejtje”, bëhet e ditur në njoftim.
PK-ja u apeluar qytetarëve që t’i respektojnë masat e parapara me ligj me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat, të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, përfundon njoftimi.