08:41 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Michelle Obama jep 5 këshilla për një jetë të shëndetshme

Ish-zonja e parë e botës ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj të jetuarit shëndetshëm, ndaj nuk resht asnjëherë të këshillojë dhe sugjerojë mënyra për ta bërë ditën tuaj më të këndshme në këtë drejtim.

Ushqimi i shëndetshëm dhe sasia e duhur e konsumimit të tij është këshilla themelore që rekomandon Michelle, madje duke iu referuar edhe brezave të ardhshëm.

Zonja e parë jep vazhdimisht këshillat për një jetë të shëndetshme nga profili i saj në Instagram, në të cilin ajo duket mjaft aktive duke bërë gjimnastikë.

5 hapat për të pasur një jetë të shëndetshme dhe aktive, sipas Michelle janë:

1.Ha sa më shumë fruta dhe perime

2.Gatuaj më shumë në shtëpi

3.Pi shumë ujë

4.Merru me aktivitete të reja

5.Bëj ndryshime të shëndetshme së bashku me familjen.