75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / MSH1

149 aksidente gjatë një muaji në rajonin e Ferizajt

Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit janar 2026 në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit janar të këtij viti, në rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 149 aksidente në komunikacionin rrugor.

Prej këtyre aksidenteve, 63 kanë qenë me lëndime, ku kanë pësuar 106 pasagjerë, teksa 86 aksidente ishin me dëme materiale.

Sipas raportit te Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej 18.1%.

Gjatë janarit, policia e Ferizajt ka shqiptuar 6 mijë e 914 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

110 shoferëve u është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së patentëshoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

Apelojmë te të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut”, thuhet në njoftimin e DRP-së së Ferizajt.

Kjo drejtori po ashtu ka ftuar qytetarët që bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar rastet e kundërvajtjes në komunikacion.