Për një muaj, 170 persona të akuzuar nga Prokuroria në Gjakovë
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5(pesë) aktakuza kundër 9 (nëntë)personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2( dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126( njëqindenjëzetegjashtë) aktakuza kundër 161(njëqindegjashtëdhjetenjë) të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.