75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / mp

Për një muaj u braktisën 3 fëmijë të gjinisë femërore

Gjatë muajit prill u braktisën 3 fëmijë. Fëmijët e braktisur janë nga regjione të ndryshme të Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) ku raportohen braktisjet e fëmijëve në baza mujore thuhet se të tre fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore.

Numri i fëmijëve te braktisur sipas komunave, një është nga Komuna e Ferizajt, një nga Malisheva dhe një nga Juniku.

Sipas të dhënave gjatë periudhës janar-prill janë braktisur dhjetë fëmijë. /IndeksOnline/