Për një ore, tri aksidente me të lënduar në Pejë, Policia apelon për kujdes

Pas ndryshime atmosferike dhe rreshjeve të hovshme të shiut, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës apelon te ngasësit e veturave, të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të adoptojnë shpejtësinë konform kushteve të rrugëve.
Gjatë pasditës së sotme, nga ora 17:00 deri në orën 18:00, Policia e Kosovës ka informuar se janë shkaktuar tri aksidente që janë përcjellur me lëndime trupore dhe dëme materiale.