Për një T që ti s’e vë, fjala Mitrovicë bëhet Mirovicë
Tabela të orientimit në komunikacion janë vendosur gjatë ditës së djeshme në disa zona të kryeqytetit.
Megjithatë, në disa nga këto tabela të vendosura te pjesa e njohur si rrethi i Çagllavicës, janë bërë disa gabime në emërtime.
Në vend të Mitrovicë është shkruar Mirovicë.
Në të njëjtën tabelë që për bazë ka orientimin, është vendosur një shirit që “përmison” këtë gabim./IndeksOnline/