Për një të diele më të bukur, dëgjojeni këngën e re të Brunos, Flori Mumajesit dhe Klajdi Harunit

Gjatë ditës së djeshme treshja e njohur e muzikës shqiptare, Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni publikuan këngën e re.
“Nina” titullohet projekti i ri i tre artistëve shqiptar, transmeton Indeksonline.
Teksti dhe muzika është bërë nga Flori Mumajesi, ndërsa videoklipi është realizuar nga “Max Production”.
Flori rikthehet me projekte muzikore pas një pauze 5 mujore pa publikuar asnjë këngë./Indeksonline/