23:29 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AR

Për pak i shpëtoi të keqes, gruaja në Ferizaj me vështirësi kalon rrugën nga shpejtësia e veturave

Sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj një grua është përballur me një situatë mjaft të rrezikshme.

Asaj me vështirësi iu lejua të dalë në anën tjetër të rrugës nga veturat e shumta të cilat po voziteshin me shpejtësi të madhe.

Madje të njëjtës po i rrezikohej jeta, ku për “një fije floku”, mund të ishte goditur nga ndonjë veturë.

Lexuesit e Indeksonline që kanë dërguar këto pamje të frikshme thonë se në atë vend është vendkalimi për këmbësor.

Më poshtë pamjet: