75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / C E

Për pak, Shqipëria mposhtet në sekondat e fundit

Shqipëria nuk arriti të marr një barazim në ndeshjen si mysafir i Spanjës.

Kuqezinjtë humbën me rezultat 2-1 në këtë ndeshje miqësore, edhe pse deri në minutën e fundit rezultati ishte i barabartë.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Ferran Torres në minutën e 75-të.

Golin e barazimit e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 85-të.

Golin e fitores për Spanjën e realizoi Olmo në minutën e 90-të të ndeshjes. /IndeksOnline/