75 Mall Live Search
16:48 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Për pak të kërcasin grushtet, dy yjet e Arsenalit u kapën para ndeshjes me Fulhamin

Arsenali arriti që sot të shënoj fitore me rezultat 0:3 kundër Fulhamit në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier Ligës.

Por, para se të fillonte ndeshja, klubi i Arsenalit pati një problem serioz, transmeton Indeksonline.

Dy futbollistët, Eddie Nketiah dhe Dani Ceballos patën një përplasje gjatë nxehjeve.

Fatmirësisht, ishin shokët e skuadrës që ndaluan dy futbollistët para se të eskalonin gjërat./Indeksonline/