17:22 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Për papërgjegjësi u shkarkove”, Veliu i reagon Selimit: M’ka shkarku por jeni shkarku të gjithë

Po vazhdon debati i ashpër mes ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe Shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Selimi në fjalën e tij, e quajti Veliun të papërgjegjshëm, teksa i tha se për këtë gjë edhe u shkarkua, shkruan Indeksonline.

“Kemi ministër të paaftë por edhe të papërgjegjshëm. Sic thotë populli as nuk din as nuk vet”

“Për papërgjegjësi u shkarkua, por tash s’ka kush e shkarkon. Tash do ta shkarkojmë shefin tan, dhe do bëjmë zgjidhje për këtë”

Veliu i reagoi duke i thënë se është shkarku, por janë shkarku të gjithë.

“Mka shkarku por jeni shkarku të gjithë”/Indeksonline/