75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

“Për parti e bojna, n’PTK punojna”, kënga e krijuar për punësimet partiake!

Të shumta janë punësimet militante që janë bërë në Kosovë.

Familjarë, miq e partiak janë rehatuar thuajse në të gjitha institucionet shtetërorë.

Por lidhur me këto zhvillime që po ndodhin së fundi në vend tashmë është realizuar edhe një ‘këngë’.

Në emisionin n’Kosovë Show, prezantuesi ka krijuar një tekst interesant për punësimet partiake, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash ai përmend thuajse të gjitha zonat e Kosovës, e duke mos lënë anash ndërmarrjen publike PTK./Indeksonline/