Për Quagliarellan mosha vetëm numër, afër ta thyej rekordin historik në Serie A
Lojtari i Sampdorias, Fabio Quagliarella përkundër që 35 vjeçar po vazhdon të shkëlqej në Serie A.
Italiani në Serie A këtë sezon në Serie A në 20 ndeshje ka arritur të shënojë 16 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në ligë, duke lënë prapa emra si Cristiano Ronaldo, Icardi, Mandzukic, Dybala, Dzeko etj.
Quagliarella në këtë sezon është gati ta thyej një rekord histori, transmeton Indeksonline.
Në ndeshjen e djeshme italiani arriti të shënoj dy gola në fitoren e Sampdorias 4-0 kundër Udinese.
Me golat e djeshme ai ka barazuar rekordin e legjendarit, Batistua i cili kishte shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Nëse Quagliarella arrin të shënoj në ndeshjen e radhës, atëherë do të bëhej lojtari i parë në histori të Series A që do të shënonte në 12 ndeshjes radhazi.