75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldo i “kundpërgjigjet” Lukakut, s’ka pushime as për të

Serie A është ndalur për festat e fundvitit, ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve janë dyndur në zona të nxehta për pushime.

Një ditë më parë, ishte Lukalu, sulmuesi i Interit, i cili tregoi me anë të një video se edhe pse në ditë Krishtlindje, ai nuk ndalej, por vijonte stërvitjen.

View this post on Instagram

Morning run on Christmas day ?

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on

Ndërsa tashmë, për të treguar se ai është një kampion dhe profesionist absolut, Cristiano Ronaldo, ka publikuar një video në Instagram ku stërvitet në një pishinë.

“Lufta” mes Juventusit dhe Interit këtë sezon në Serie A sapo ka nisur…