13:20 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Për rrahjen e kosovarëve në Shkup janë arrestuar 5 “komitë”, do të hetohet edhe sjellja e policëve

Tre të rinjtë nga Hani i Elezit që të dielën u rrahën brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”, e kanë paraqitur sot rastin në Ministrinë e Brendshme, në Shkup.

Ata janë shoqëruar nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Ne me sugjerimin e Muhamed Zekirit, treguam rastin këtu në polici si kishte ndodhur ngjarja. Kemi dorëzuar të gjitha dokumentet dhe na kanë thënë të prisnim”, i tha gazetës “LAJM”, Egzon Kuka, nga Hani i Elezit, i cili të dielën u rrah brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”.
Për rrahjen e të rinjve kosovarë janë ndaluar pesë persona, thotë deputeti Zekiri. “Prokuroria për pesë veta ka ngritur padi. Jo për sulm fizik, por për dhunë, që është padi penale dhe procesi gjyqësor do të fillojë së shpejti. Ata që e kanë bërë këtë dhunë se sulm ndaj djemve të Hani të Elezit do të marrin dënimin e merituar”, tha i deklaroi gazetës “LAJM”, deputeti Muhamed Zekiri.


Por, të rinjtë e sulmuar nga Hani Elezit kanë ankesa edhe për sjelljen e pjesëtarëve të policisë maqedonase.

Deputeti Zekiri, thotë se, do të merren masa disiplinore ndaj policëve nëse kontrolli i brendshëm pranë MPB-së konstaton trajtim joadekuat me të rinjtë nga Kosova Egzon Kuka, Lindon Kuka dhe Metush Brava, të dielët u sulmuan barbarisht nga tizofëzët maqedonas “Komiti” vetëm pse i dëgjon duke komunikuar në gjuhën shqipe në parkun e qytetit në Shkup.

“Komitët” edhe në të kaluarën kanë keqtrajtuar shqiptarët e pafajshëm ndërsa ndaj tyre instituconet asnjëherë nuk kanë marrë masa.