10:04 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Për sa kohë mund të shërohesh nga koronavirusi?

Pasi të jeni infektuar me koronavirusin, nuk mund të vendosni një kohëmatës për të përcaktuar se kur saktësisht do të jeni gati. Në këtë rast, gati do të thotë të rikuperohen plotësisht dhe të gatshëm për t’u rikthyer në aktivitetet tuaja normale, çfarëdo “aktiviteti normal” të ndodhë këto ditë me pandeminë.

Covid-19 mund të jetë një sëmundje ngatërruese. Është ende një enigmë, e mbështjellë me pasiguri. Thjesht nuk kanë pasë studime të mjaftueshme shkencore për të treguar me siguri se sa kohë ju mund të keni simptoma dhe sa kohë ju mund t’ia ngjitni dikujt tjetër këtë infeksion të rëndë. Ndërsa janë identifikuar disa nivele të mundshme, kohëzgjatja duket se ndryshojnë mjaft nga personi në person.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte përmendur se koha e rimëkëmbjes mund të jetë rreth dy javë për ata me simptoma më të lehta dhe rreth tre deri në gjashtë javë për ata me simptoma të rënda ose kritike. Sidoqoftë, këto duket se janë vetëm udhëzime të përafërta pasi studimet kanë treguar tashmë një numër përjashtimesh. Për shembull, simptomat e sëmundjes së butë mund të shfaqen lehtësisht edhe në javën e tretë, ndoshta edhe më gjatë, shkruan Forbes.

Një çështje tjetër është se si simptomat e Covid-19 mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Sistemi juaj imunitar nuk e ka parë kurrë këtë virus më parë, prandaj ai mund të jetë befasues. Mund të ndjeheni më mirë një ditë, vetëm se të ndjeheni më keq ditën tjetër dhe anasjelltas. Në thelb, simptomat tuaja mund të kërcejnë për nga tipi dhe ashpërsia.