Për sa para ka nevojë PSG për t’i shpëtuar dënimit nga UEFA?
Një shumë totale prej 170 milionë euro. Kjo është shuma e parave që sot Paris Saint-Germain ka nevojë për t’u ”pastruar” nga llogaritë e UEFA Financial Fair Play, sipas Mediapart, pas informatave të lansuara nga Football Leaks.
Derisa gjiganti francez pret që kjo çështje të zgjidhet nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport, Nasser Al-Khelaifi duhet të ndërmarrë diçka për t’u mos përjashtuar nga Champions League për sezonin e ardhshëm.
Njëra prej zgjidhjeve është edhe shitja e njërit prej dy aseteve më të kushtueshme të skuadrës – Neymar apo Kylian Mbappe, transmeton IndeksOnline.
⚽ #FootballLeaks | Le cauchemar financier du #PSG – par @yphilippin https://t.co/ILozjsiRob
— Mediapart (@Mediapart) December 22, 2018
Braziliani arriti në Paris nga Barcelona për shumën e 222 milionë euro, derisa francezi arriti me formën e huazimit 1-vjeçar, e më pas për ta blerë në baza permanente për 180 milionë euro.
Një vendim i tillë vështirë se do të merret nga drejtuesit e PSG-s, për shkak të kualitetit që posedojnë të dy lojtarët.
Real Madridi dhe Barcelona kanë qenë vazhdimisht të lidhur me të dy lojtarët kohëve të fundit./IndeksOnline/