10:20 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Për shkak të gjermanëve, Chelsea preferon një trajner nga Bundesliga

Frank Lampardi mund të shkarkohet nga blutë e Londrës pas humbjes së mbrëmshme ndaj Leicester Cityt.

Chelsea u mposhtë mbrëmë nga “The Fox”-i me rezultat 2-0, duke rrezikuar kështu pozitën e trajnerit të legjendës, Lampardi, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave në Angli, në rast se Lampardi shkarkohet nga stoli, preferohet ardhja e një trajneri nga Gjermania. Krejt kjo për shkak të yjeve që ka ekipi nga Londra si: Timo Werneri dhe Kai Havertzi.

Për shkak të Wernerit dhe Havertizt, Chelsea preferon ardhjen e një trajneri nga Bundesliga. Kandidati kryesor është ish-trajneri i Parisit, Thomas Tuchel.

Një emër tjetër që ka qarkulluar në media është edhe ai i italianit, Max Allegri./IndeksOnline/