75 Mall Live Search
16:29 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Për shkak të lëndimit të tmerrshëm, Patricio i humbet ndeshjet para kualifikuese për Kupën e Botës

Portieri i Kombëtares së Portugalisë, Rui Patricio nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e shtetit të tij në fazën para kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Patricio pësoi javën e kaluar një lëndim të rëndë në kokë, në sfidën Wolves-Liverpool, shkruan IndeksOnline

Edhe pse ishte në listën e Portugalisë, Federata e kësaj të fundit deklaroi gjatë ditës së sotme se portieri nuk do të jetë i gatshëm të luaj në tri ndeshjet e muajit mars.

Patricio do i humbas tri ndeshje, ndaj Azerbajxhanit, Serbisë dhe Luksemburgut./IndeksOnline/