11:09 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Shkaku i Loredana Zefit, unë s’mund të paguaj për funeralin e nënës sime”

E moshuara zviceriane, Petra është sërish në qendër të vëmendjes në shtetin helvetik, lidhur me akuzat e saj ndaj këngëtares kosovare, Loredana Zefi.

Petra ka thënë se është shumë e dëshpëruar, ngase nuk mund të paguajë për funeralin e nënës së saj.

Ajo akuzon Loredanën se ia kishte marrë të gjitha paratë e kursyera që i kishte, shkruan Indeksonline.

“Nuk po ndihem mirë. Nëna më ka vdekur më 11 qershor. Sikur të mos mjaftonte kjo, tani nuk fare para për të paguar varrimin e nënës. Varrimi kushton 4000 franga, por nuk kam asnjë që të paguaj. Kjo për shkak të Loredanës. Nëse ajo nuk do të kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, ka thënë e moshuara zviceriane.

Procesi gjyqësor për këtë rast do të fillojë brenda pak javësh, ndërsa Loredana Zefi akuzohet se ia kishte marrë Petras mbi 700 mijë franga./Indeksonline/