10:51 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për shkak të mbi peshës i thanë që do të mbetej pa burrë, rrëfimi inspirues i 24 vjeçares shqiptare

Elda Koçia nuk është një personazh i panjohur i rrjeteve sociale dhe i medias. 24-vjeçaria në ndryshim nga shumë moshatare të saj e ka shndërruar profilin e saj të Instagramit në një hapësirë ku të gjitha vajzat mund të gjejnë frymëzim! Do të mjaftonte një “scroll” në profilin e saj për ngritur sado pak nivelin e vetëbesimit.
Për shkak të natyrës së postimeve Elda përpiqet të të inkurajojë vajzat që kanë komplekse me format e tyre trupore, pasi edhe ajo dikur ka rënë pre e paragjykimeve mbi peshën.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Elda ka rrëfyer se dikur i thoshin që nuk do të arrinte të gjente burrë për shkak të shëndetit. Por megjithatë ajo pati fatin të gjente një njeri që dashuron çdo pjesë të sajën.

“Njerëzit më thoshin mjaft hëngre, nuk e di si mund të mbijetojë njeriu pa vlerat e nevojshme ushqyese. Më thonin edhe -nuk do të marri burri, por unë kam gjetur gjithë atë djalë dhe ai më do kështu siç jam. Ai dashuron çdo pjesë timen. Madje më thotë -të lutem mos u dobëso. Sepse unë po kurohem nga tiroidet dhe po dobësohem paksa, dhe më thotë që mjaft je dobësuar.Mu desh një kohë e gjatë dhe kam lexuar sa më shumë, gjëja më e mirë është që të informoheni edhe se çfarë ndodh nëpër botë sa i përket pozitivitetit të trupit që të ndiheni sa më mirë në fillim me shëndetin tuaj mendor dhe më pas me shëndetin tuaj fizik.”