75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Për shkak të ndeshjeve të Kosovës, Prishtinës i shtyhet edhe një ndeshje tjetër

Prishtina pritet që të mos e zhvilloj edhe një ndeshje të paraparë në kohë.

Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ndeshja e xhiros së tetë, në mes të Prishtinës dhe Drenicës do të shtyhet 2 javë.

Kjo ndeshje e planifikuar të luhet në “Fadil Vokrri” me 2 tetor do të luhet me 16 tetor në mënyrë që të mos dëmtohet fusha.

Kujtojmë se Prishtinës i është shtyrë edhe ndeshja e një muaji më parë kundër Dukagjinit. /IndeksOnline/