75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shkaku i një borxhi, një person kanos pronarin e një kafeneje, në Gjilan

Nga data 12 – 17 të këtij muaji, sipas një njoftimi të bërë në policia, në Rajonin e Gjilanit, kanë ndodhur 47 incidente, ndërsa në pranga kanë përfunduar 29 persona.

“Policia e Kosovës, pas mesnatës së 17 dhjetorit 2019  është njoftuar për një rast fillimisht i lajmëruar si mosmarrëveshje. Njësitet  policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigjur rastit, duke dalë në vende ngjarjeje. Nga hetimet e para mësohet se mosmarrëveshja verbale midis të dyshimtit M.K.SH. dhe pronarit të një lokali  po ashtu M.K.SH.  është shkaktuar rreth një borxhi të imët .

 I dyshimti fillimisht e ka “kanosur” viktimën, është larguar nga lokali  dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer përsëri”, thuhet rreth rastit që ka ndodhur.

Bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka arritur ta arrestonte të dyshimtin  dhe  gjatë kontrollimit  i është gjetur një thikë.  

“Po ashtu  i është bërë alkootesti ku ka rezultuar 1.11 ‰ .

Pas procedurave ligjore me aktvendim  mbi ndalim, i dyshuari është ndaluar 48 orë dhe dyshohet për rastin “Kanosje”.  Rasti procedohet në PTH”.

Ndryshe, si pasojë e moskujdesit në trafikun rrugor, në këtë pjesë të vendit, kanë ndodhur 30 aksidente, 10 nga to kanë përfunduar me lëndime.

Ndërsa, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 837 tiketa trafiku./Indeksonline