75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Shkaku i pandemisë, kjo shkollë, në Prishtinë, ua ndalon prindërve hyrjen brenda objektit

Shkaku i pandemisë COVID-19, në shumë institucione shkollore në vendin tonë, mësimi po zhvillohet online, derisa po bëhet vazhdimisht thirrje për resktim të masave të vëna nga IKSHPK-ja.

Përmes një njoftimi, të bërë në faqen zyrtare – FB, shkolla fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë, thotë se kanë marrë disa masa.

Në shkrim thuhet, se prindërit nuk lejohet që të futen brenda objektit shkollor, kjo me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve dhe atij publik.

Ky është njoftimi (pa ndërhyrje):

Njoftim

KD i shkolles, ne bashkepunim me Task Forcen e shkolles, pas shtimit te rasteve me COVID19, kane shtuar masat e kufizimeve dhe masat e rakomanduara nga IKSHPK-ja dhe MASHT me udhëzuesin e punuar per fillimin e vitit shkollor ne kushte dhe rrethana pandemie.

Frekuentimi i shkolles nga ana e prinderve eshte njera nga veshtiresite me te cilat shkolla eshte ballafaquar keto dite.

Nuk lejohet hyrja e prinderve brenda objektit te shkolles me qellim te ruajtjes se shendetit te femijeve dhe shendetit publik ne pergjithesi.

Me respekt drejtoria e shkolles