Për shkak të Ramazanit shtyhet Kupa e Afrikës
Kupa e Kombeve të Afrikës do të shtyhet për të lejuar lojtarët të pushojnë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky kompeticion i cili zgjatë katër javë do të fillojë më 21 qershor dhe do të përfundoj më 19 korrik, ndërsa ishte e paraparë të fillonte më 15 qershor dhe të përfundonte më 13 korrik.
Ndryshimi u njoftua nga drejtori i turneut, Mohamed Fadl.
“Vendimi u mor pas kërkesave nga Maroku, Tunizia dhe Algjeria pasi ata duan që lojtarët e tyre të kenë kohë për të pushuar pas Ramazanit”, tha ai. /IndeksOnline/
