Anulohen 140 fluturime, në Frankfurt, shkaku i uraganit” Sabina”

Për shkak të uraganit “Sabina”, i cili është aktiv në Gjermani, shumë aviokompani kanë anuluar fluturimet, raporton AA.
Në njoftimin e kompanisë “Fraport”, e cila menaxhon me aeroportin në Frankfurt, theksohet se çrregullimi në shërbimet e aeroportit është shkaku i erërave që arritën shpejtësinë prej rreth 120 kilometrash në orë, ndërsa për arsye sigurie sot janë anuluar 140 fluturime.
Dje në aeroportet të Berlinit, Frankfurtit, Dusseldorfit, Këlnit, Munchenit dhe Hamburgut, janë anuluar gjithsej 350 fluturime.
Avikompania gjermane “Lufthansa”, po ashtu bëri të ditur se të gjitha fluturimet në aeroportin e Munchenit janë pezulluar deri në mesditë.
Po ashtu theksohet se uragani “Sabina” është duke shkaktuar çrregullime edhe në komunikacionin hekurudhor. /IndeksOnline/