75 Mall Live Search
17:41 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Për shkak të vërshimeve mbesin pa ujë të pijshëm: Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik

Kompania rajonale e ujësjellësit  “Prishtina”,  ka bërë të ditur se pas vërshimeve në vendin tonë, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Kjo kompani ka thënë se shkak i këtij dëmtimi janë vërshimet dhe për pasojë pa ujë të pijshëm do të mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veterniku.

“Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar, që të rregullohet sot në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

Ata kanë bërë të ditur se sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes.