Për ta kuptuar se jeta e modeleve nuk është aq e bukur sa duket, shihni Bella Hadid të mbytur në lot

Ditën e djeshme Anwar Hadid, vëllai i Bellas dhe Gigit dhe i dashuri i Duas, festoi ditëlindjen. Anëar mori urime si nga e dashura, edhe nga motrat, por këto të dyja nuk arritën dot të festonin me të. Bella, e cila është shumë e ndjeshme dhe nuk ngurron t’i ndajë emocionet me të tjerët, ka postuar një foto duke qarë për faktin që puna nuk e lejon të jetë pranë familjes në raste të tilla.
“Emocionale sepse unë humbas çdo festim, ditëlindje, pushime, pothuajse gjithçka të rëndësishme për shkak të punës sime. Miqtë dhe familje ime jetojnë jashtë vendit. Jam mirënjohëse për këtë punë, por do doja shumë t’i përqafoja ata të gjithë tani. Sidomos vëllain tim të vogël”-shkruan Bella.
