19:31 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Për ta mundur monotoninë e këtyre ditëve, ish-presidentja zgjedh të luajë shah!

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka zgjedhur një formë mjaftë të mirë për të kaluar ditët nëpër të cilat shumica po qëndrojnë të mbyllur.

Gjatë sfidës pandemike, COVID-19, Jahjaga zgjodhi që të luaj ‘Shah’ me babain, transmeton Indeksonline.

Madje ish-presidentja nuk hezitoi të tregojë edhe rezultatin e kësaj loje duke shkruar “1:2 për babën”.

Padyshim se as ish-presidentja nuk la anash porosinë të cilët po e bëjnë thuajse të gjithë gjatë këtyre ditëve “rriNshpi”, në mënyrë që të parandalojmë sa të mundemi përhapjen e virusit COVID-19./Indeksonline/