75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 09 Maj 2025 / S Z

Për të 13- tën herë dështon konstituimi i Kuvendit, seanca tjetër të dielen

Përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pavarësisht se 56 deputetë votuan për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, ndërsa një deputet votoi kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Mungesa e kuorumit të plotë për vendimmarrje e bëri të pamundur përmbylljen e procesit, duke e shtyrë edhe më tej konstituimin e institucioneve.

Pas 13 përpjekjeve, Kuvendi mbetet i pakonstituuar. Ngërçi politik vazhdon të qëndrojë në të njëjtin pikë si në seancat e kaluara.

Seanca e radhës është thirrur për 11 maj, ora 10:00.