75 Mall Live Search
07:45 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / MSH

Për të 48-tën herë, sot tentohet konstituimi i Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Deputetët do të mblidhen në përpjekjen e 48-të për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit.

Rëndom si herat e tjera, seanca e kaluar u ndërpre pasi dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë.

Nga ana tjetër, nuk ka mbetur edhe shumë për t’u bërë një muaj prej kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më 15 prill.