“Për të ecur tutje me projekte”, Gjini shpalos programin në fshatrat Botushë dhe Molliq

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini synon një tjetër mandat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ai ka treguar për shpalosjen e programit me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq.
Gjini ka thënë se pas punës që kanë bërë ndër vite, ka mbështetje për të vazhduar me projekte të ardhshme.
“E nisëm sot shpalosjen e programit tonë me banorët e fshatrave Botushë dhe Molliq. Është tejet e natyrshme që pas një pune që kemi bërë ndër vite të kemi mbështetje për të ecur tutje me projektet e ardhshme”, ka thënë Gjini.