75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ismet Beqiri betohet për të 6-tën herë si deputet

Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot janë betuar katër deputetë të rinj. Një nga ta është edhe Ismet Beqiri i LDK-së. Kjo është hera e gjashtë për Beqirin që zë vendin në Parlamentin e Kosovës, duke llogaritur mandatin e vitit 1998.

Beqiri ka qenë në të kaluarën kryetar i Prishtinës si dhe sekretar i LDK-së në dy mandate.

Po ashtu, Ismet Beqiri ka qenë për shumë vite kryetar i degës së parë në Prishtinë, e cila ka qenë gjithmonë dega më e fuqishme e LDK-së në kryeqytet.

Nga ky subjekt politik edhe Visar Hoti e Faton Bislimi do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm që morën poste në Qeveri, Driton Selmanajn, zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti dhe Armend Zemajn, ministër i Shëndetësisë./Indeksonline/