Për të gjitha ata që e kanë zili, Dafina u jep përgjigje në projektin e ri!

S’ka asnjë dyshim që është artistja më e kompletuar shqiptare.
E ka zërin, stilin dhe gjithmonë në hap me kohë, dhe kjo është Dafina Zeqiri, shkruan Indeksonline.
Ky vit ndonëse “shpërthej” pandemia Covid-19, kjo nuk ka ndikuar që Dafina të ndal punën, pasi ajo ka sjellur projekte të një pas njëshme muzikore.
Këngëtarja e mirënjohur këngës shumë të suksesshme “Million dollar”, tashmë është drejt finalizimit të një tjetër projekti.
Kënga e re mban titullin “Zili zili” dhe do të lansohet javën që vjen, ndërsa Dafina ka nxitur kureshtjen e adhuruesve me një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videoklipi.
Me një klipi bardhë e zi, dhe unik siç dinë të jetë vetëm ajo, Dafina zbuloj për fansat se kënga do të jetë në duart e tyre brenda pak ditësh.
Se çfarë ka përgatitur ajo mbetet vetëm të presim publikimin e këngës./Indeksonline/