20:40 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Për të gjithë ju që shtoni peshë në pjesën e barkut…

Dhjami i barkut është lloji më i rrezikshëm, pasi nqs teprohet ai “vesh” organet tuaja dhe ndikon në rrezikun për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe çështje të tjera të rënda shëndetësore. Këto zakone që keni në përditshmëri rrisin mundësinë për të krijuar shëndet të tepërt në zonën e barkut. 

Nëse pini lëng frutash çdo ditë ju jeni duke i prishur punë vetes. “Trupi juaj ka nevojë për fibra për të kontrolluar sasinë dhe shpejtësinë e sheqerit në gjak.”, thotë Rasa Kazlauskaite, një endokrinologe në Qendrën e Parandalimit të Universitetit Rush në Çikago. “Shumë sheqer shkakton inflamacion brenda barkut dhe kontribuon në krijimin e dhjamit.” Lëngu i frutave në përgjithësi është i lartë në kalori dhe sheqer, plus i mungojnë fibrat dhe vitaminat e tjera dhe lëndë ushqyese që do të merrnit po ti hanit ato. 

Përveç dietës, stërvitja ka ndikimin më të madh në fitimin ose humbjen e peshës. “Kur bëni aktivitet fizik, muskujt përdorin energji në vend që ta ruajnë atë.”, thotë Dr. Kazlauskaite. Kjo është arsyeja pse kur filloni të ushtroni, beli juaj zvogëlohet i pari. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore rekomandon që të rriturit të angazhohen në 150 minuta aktivitet aerobik një javë.

“Kur nuk planifikoni se çfarë do të hani dhe kur përfundoni duke ngrënë atë që gjeni në kuzhinë, ky është problemi më i madh”, thotë Dr. Kazlauskaite. “Kur bëni një plan, ju mund të bëni zgjedhje më të mira.” Plani se çfarë do të hani për mëngjes, drekë dhe darkë duhet bërë një natë më parë.

Gjendja juaj mund të ndikojë në atë që hani. Studimet nga Universiteti Cornell zbuluan se studentët që ndjenin emocionet negative gjetën ushqimin  më tërheqës sesa kur ndiheshin pozitivë.