75 Mall Live Search
19:25 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / AR

Për të mirën tuaj, mos numëroni më gotat e shampanjës që do pini

Kur të jeni herën tjetër në një bar, mos u mendoni gjatë për porosinë. Porosisni shampanjë sepse do t’ju shijojë dyfish pasi të përfundoni këtë artikull.

E dinit që tre gota shampanjë në ditë janë si molla? Mbajnë doktorin larg, parandalojnë sëmundjen e demencës dhe Alzhaimerit. Zbulimi më i ri i shkencëtarëve ka arritur në përfundimin se pija magjike mund të parandalojë sëmundjet e trurit dhe përmirëson kujtesën.

Eksperti Jeremy Spencer që nisi eksperimentin të kryer tek kavjet, tha se ‘rezultatet ishin dramatike’. Ky studim është i një rëndësie shumë të madhe, sepse për herë të parë zbulohet se konsumi i rregullt i shampanjës mund të ketë një ndikim kaq pozitiv tek truri i njeriut.

Një arsye më shumë për të pirë. Ndërkohë që studimi ende nuk ka përfunduar, ju mund ta prisni rezultatin me një gotë shampanjë në dorë.