Për të mos e humbur si Alaba, Bayerni përshpejton rinovimin me Sule

Kriza financiare shkaku i pandemisë ka prekur të gjithë klubet e mëdha, ku as Bayern Munichu nuk u ka shpëtuar efekteve negative.
Pas Alabas me të cilët nuk u arrit në një akord për rinovimin, është Nickas Sule që rrezikon ta ketë po të njëjtin fat.
Mbrojtësi gjerman ka edhe një vit kontratë dhe Rummenigge është shprehur i qartë se klubi do të nisë shumë shpejt bisedimet, por shkaku i situatës, rinovimi do të bëhet vetëm me kushte të caktuara, pra jo me rritje të madhe page.