75 Mall Live Search
21:16 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për të ndarë drejtësinë e ndeshjes Juventus-Atletico Madrid caktohet një italian

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai që do ta caktoj referin e ndeshjes, Juventus-Atletico Madrid, do të jetë italiani, Roberto Rosetti.

Nuk mjafton që është vetëm italian, Rosetti vjen pikërisht prej qytetit të Torinës, transmeton Indeksonline.

Në Spanjë kanë filluar shqetësimet dhe alarmojnë që kjo është bërë për ta ndihmuar Juventusin që ta kthej rezultatin.

Ndeshja e parë mes Atleticos dhe Juventusit përfundoj në të mirë të spanjollëve me rezultat 2:0.

Ndeshja Juve-Atletico vetëm se ka filluar./Indeksonline/