23:41 / E Martë, 26 Prill 2022 / AD

Për të përjetuar seks të zjarrtë, hani këto fruta

Intimiteti është një element kyç në një marrëdhënie. Madje shumë studime kanë zbuluar se çiftet që kanë një jetë aktive seksuale janë më të lumtur si edhe jetojnë më gjatë. Ndaj ne kemi përgatitur një listë me disa ushqime afrodiziake natyralë të cilët do ta gjallërojnë më shumë jetën tuaj seksuale.

Vanilja: Kur konsumohet, vanilja përmirëson aftësitë seksuale dhe shton ndjenjën e kënaqësisë gjatë seksit.

Avokado: Avokado është një superfrut i pasur me antioksidantë dhe proteina. Veç kësaj, avokado është e pasur me vitaminën E e cila ndihmon në prodhimin e hormoneve të tillë si testosteroni dhe estrogjeni të cilët stimulojnë dëshirat seksuale.

Bananja: Bananet mund të ndikojnë shumë në jetën tuaj seksuale pasi janë të pasura me kalium, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për muskujt, si dhe me vitaminë B e cila është e rëndësishme për prodhimin e hormoneve seksuale.

Shega: Shegët janë të pasura me antioksidantë të cilët bëjnë të mundur përforcimin e enëve të gjakut duke lejuar që në to të kalojë më shumë gjak dhe në këtë mënyrë të rritet dhe ndjeshmëria seksuale.

Luleshtrydhet: Luleshtrydhet gjithashtu janë të pasura me antioksidantë të cilët përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut.