11:33 / E Premte, 18 Tetor 2019

Për të tonifikuar këmbët duhet të bëni vetëm një ushtrim

Të tonifikosh muskujt e këmbëve nuk është aq e thjeshtë, por as shumë e vështirë. Mjafton të ndiqni disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të konsumoni, si dhe të ushtroheni paksa. Nëse nuk keni vullnet të bëni shumë ushtrime ose të shkoni në palestër, mos u shqetësoni pasi nuk jeni të pashpresë. Për ju përtacët ekziston një ushtrim që do t’ju ndihmonte shumë në këtë rast.

Çfarë duhet të bëni?

Hapini shumë këmbët dhe qëndroni në majë të gishtave. Mbajeni trupin në një pozicion të tillë që duket sikur do të uleni në një karrige. Duart mbajini mbi ije dhe pasi të keni marrë pozicionin e duhur, ulini thembrat drejt tokës dhe ngrijini përsëri. Bëjeni këtë gjë 20 herë me ritëm të shpejtë, pastaj përsëriteni 5 herë me një ritëm të ngadaltë dhe të kontrolluar. Pushoni. Përsëriteni ushtrimin duke i alternuar thembrat – 20 copë me të djathtën dhe 20 copë me të majtën. Pushoni përsëri. Në fund bëni sa më shumë ulje-ngritje thembrash për 30 sekonda. Pushoni. Përsëriteni ushtrimin nga fillimi.

Fotoja e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të realizuar ushtrimin.