Për t’i treguar besnikërinë të dashurës, 20-vjeçari vret në mënyrë makabër ish-të dashurën

Një i ri ka vrarë ish-të dashurën e tij për t’ia provuar dashurinë e tij partneres së re, kanë deklaruar prokurorët, në Rusi.
I dyshuari Aleksey Petrov, 20 vjeç, dyshohet se ka joshur ish-të dashurën Anastasia Pospelova në pyll para se ta vriste.
Raportet thonë se Petrov dhe e dashura e tij e re Yekaterina Karpova, 20 vjeç, e ftuan Anastasian për të festuar së bashku, më 14 qershor.
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Suzun në rajonin jugor të Novosibirsk. Pasi ajo u takua me ta, çifti e çoi në pyll, ku ndezën një zjarr dhe filluan të pinin alkool.
Petrov nxori një thikë nga xhepi dhe goditi me thikë Anastasian disa herë, raporton media lokale.
Viktima e tmerruar filloi të luftonte me Petrovin dhe u largua e gjakosur nga plagët e saj. Ajo thirri një shoqe për ta ndihmuar, pastaj u përpoq të fshihej në pyll, por u gjet dhe u sulmua përsëri. Këtë herë Petrovi e goditi atë në gjoks me thikë para se të shtrihej mbi të dhe ta mbyste.
Më pas ai dhe Karpova fshehën kufomën në shkurre dhe u kthyen në fshat, ku njoftuan se Anastasia ishte zhdukur.
Menjëherë pas kësaj, policia gjeti trupin e viktimës. Gjatë marrjes në pyetje të policisë, Petrovi dhe Karpova rrëfyen krimin.
Hetuesit thonë se Karpova, e cila ka një djalë dy vjeç, ishte xheloz për Petrovin dhe Anastasia e djali për t’i vërtetuar asaj dashurinë, vendosi ta vriste Anastasian.
Të dy të rinjtë mund të bëjën 15 vjet burgim nëse shpallen fajtorë.
Disa momente para se të vdiste, Anastasia mori me telefon një shoqe dhe po bërtiste: ‘ Më ndihmoni! Unë jam në pyll, ata janë pas meje! Qafa ime është e prerë! Ata do të më vrasin! ”
Por shoqja e saj mendoi se ishte e dehur dhe ishte thjesht një shaka, kanë raportuar mediat ruse.


