18:02 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për transferimin e Milinkovic-Savic, Milani duhet ta sakrifikojë yllin e skuadrës

Milani është shumë i interesuar ta transferojë talentin serb, Sergej Milinkovic–Savic nga Lazio, por nuk ka arritur të gjejë ende formulën e këtij transferimi.

Paga e Savic është e lartë për ”Rossonerët” duke e parë edhe sanksionet e UEFA-s për ‘’Fair Play Financiar’’ që mori gjiganti italian, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave italiane, për ta blerë Savic, Milani duhet ta shesë njërin nga yjet e skuadrës – Donnaruma ose Suso, para të premtes së ardhshme, për të përballuar pagën e mesfushorit.

Rosonerët mund të bëjnë ofertë prej 40 milion euro për huazim dhe 70 milion në fund të sezonin për ta blerë kartonin e Sergej.

Milani deri më tani ka arritur të transferojë tre lojtarë – Higuain dhe Caldara nga Juventus si dhe dhe Bakayoko nga Chelsea. /Indeksonline/

Image result for milinkovic