75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Për tre ditë u dënuan 364 ferizajas, s’respektuan masat

Gjatë tri ditëve të fundit, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19, njësitet policore të DRP-së në Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunalë janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafenetë dhe lokacionet e tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga qytetarët.

Këto masa janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur ato dhe nga zyrtarët policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si edhe janë dhënë 138 vërejtje.

Policia u apelon qytetarëve që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.