22:12 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Për tre minuta, dy gola, çfarë Ballkani miq

Skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Lincoln Red Imps në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Conference League.

Golin e parë në këtë duel e realizoi mesfushori, Meriton Korenica.

Pas një asistimi perfekt nga Gripshi, Meriton Korenica realizoi golin e avantazhit në minutën e 60’të.

Pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë nga Lorenc Trashi, i cili me një goditje fantastike e dërgoi topin në rrjetë.

Rezultati aktual i takimit është 2-0.