Për tre muaj 4528 aksidente në rrugët e Kosovës, 22 fatale

Në tre muajt e parë të vitit 2022, në rrugët e Kosovës janë shkaktuar në total 4528 aksidente.
Prej tyre, 22 aksidente trafiku ishin me fatalitet, raporton Indeksonline.
1583 aksidente janë me lëndime kurse 2923 vetëm me dëme materiale.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në një përgjigje për Indeksonline.
Brenda kësaj periudhe kohore Policia ka shqiptuar 159353 tiketa.
