Për tre muaj disa artikuj ushqimor, Vushtrrisë i kushtojnë mbi 18 mijë euro!
Komuna e Vushtrrisë ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me artikuj ushqimor për AK-Vushtrri”, ka kushtuar mbi 18 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Në kontratë bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është 3 muaj, derisa furnizimi do të bëhet për objektin e institucionit parashkollor “Foleja”, objektri i Shtëpisë Rezidenciale në Lum Madh si dhe objekti i QKMF, në Vushtrri.
Ndërkaq në përshkrimin e shkurtët të kontratës thuhet se: Furnizimi me artikuj ushqimorë ( ka të bëjë funizim me bukë, pemë, perime, lëngje, ushqime të konzervuara, qumshtë dhe produkte të qumshti, mishë dhe produkte mishi, ujë etj.), për më shumë informacione referohu specifikimeve teknik si në FDT në dosjenë e tenderit. Aneksi nr.1.
Kështu, komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i LDK-së këtë tender ia ka besuar kompanisë “Beni Dona Plast” Sh.P.K.
Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është hiç më pak se 18 mijë e 129,91 euro, derisa tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 22 mijë e 831,75 euro. /Indeksonline/


