75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Për tre muaj, Dogana arrin të hyra në vlerë rreth 212 milionë euro

Dogana e Kosovës gjatë periudhës janar-mars 2018 ka arritur të hyra në vlerë rreth 212 milionë euro ose 2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Gjatë kësaj periudhe, ndikim te të hyrat nga importi  kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik.

Për këtë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milionë euro  vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet  që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me  tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë  shënuar një rritje  prej 116%.

Kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA , ku përgjatë kësaj periudhe ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milionë euro apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Gjithashtu efekti i vendimit në  kufizimin e veturave në import  deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj  tk kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milionë euro.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63%, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak./Indeksonline/